Bota
Bolton: Kosova dhe Serbia në një ishull në Egje…Ja si vjen marrëveshja
John Bolton, ish-këshilltar i sigurisë kombëtare të SHBA, ka folur në lidhje me situatën e tensionuar mes Kosovës dhe Serbisë. Ai tha se kërcënimi i vërtetë me të cilin po përballemi të gjithë, është nga Moska.
Më tej, ai shtoi se mosmarrëveshjet që janë evidente, duhet të vihen nën kontroll
“Nga jashtë, duket sikur kemi humbur mundësi për të zgjidhur me diplomaci fërkimet e dukshme mes Serbisë dhe Kosovës. Shumë njerëz janë përpjekur për disa kohë në këtë drejtim. Nuk e di se çfarë e ka shkaktuar shpërthimin e fundit. Jam i sigurt që arsyet janë komplekse, por mendoj se në perspektivën e Evropës si një e tërë dhe të Shteteve të Bashkuara, duke pasur parasysh luftën në Ukrainë, nuk është momenti ku tensionet tjetërkund në kontinentin evropian, në Ballkan apo kudo gjetkë, duhen lejuar të shpërthejnë”.
Bolton, komentoi edhe propozimin e kreut të qeverisë shqiptare Edi Rama për konferencë të nivelit te lartë të thirrur nga Franca dhe Gjermania, mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara për situatën e tensionuar Kosovë-Serbi.
Ai shtoi se sa më shumë palë të përfshihen në negociata, aq më e vështirë do të jetë arritja e marrëveshjes, por kujtoi se edhe në Amerikë e kishin patur një rast të dillë, diku dhe dikur
“Do të ishte më mirë që Kosova dhe Serbia të përballeshin në një ishull ndoshta në Egje, pa shumë spektatorë përreth, dhe paskesaj mund të ketë marrëveshje” – deklaroi Bolton