Politike
‘Bomba’ e Ahmetajt: Edi Rama dhe Linda në qendrën e detoksifikimit nga droga, biznesmeni u pagoi 10 mijë euro për seancë
Ish-zv.Kryeministri Arben Ahmetaj bëri akuza konkrete ndaj Edi Ramës. Në një intervistë për emisionin “Çim Peka Live” në Syri Tv, Ahmetaj tha se një biznesmen ka paguar që Edi Rama dhe Linda Rama të shkojnë në një hotel që shërben si qendër detoksifikimi nga droga. Ahmetaj tregoi edhe emrin e hotelit Palace Di Merino dhe tha se çdo seancë aty kushton 10 mijë euro.
Peka: Ka udhëtuar Rama me çarter nga Shtutgarti dhe ky person ka marrë leje ndërtimi?
Ahmetaj: Midis 2016 dhe 2019, dhe 2020 gjithashtu. E njëjta gjë me Beogradin, është paguar nga biznesmenë që kanë marrë leje ndërtimi. Le ta kundërshtojnë. Ore ca ka fshirë, ka fshirë, bravo, te një telefon SPAK-u ka gati 12 fluturime. Njëri i ka thënë, ore ça merreni me robin, robi s’ka lidhje fare. Pastaj ore një sekondë, aty ke 12 fluturime me çarter të kryeministrit, ‘o vëlla po c’punë kemi ne me ato, se ne s’do merremi me kryeministrin, ne kemi punë me tjetër njeri’.
Po mirë, gazetarët investigativë, verifikoni ku ka qenë kreu i organizatës (Rama) në Palaco Hotel në Bolzano, qendër detoksifikimi. Ka qenë më shumë se dy herë. Ka qenë me zonjën e tij, personi kushton 10 mijë euro në javë. I ka paguar një biznesmen që është afër familjes dhe personi ka marrë në vazhdimësi leje ndërtimi. Le ta verifikojnë, Palace Di Merino, është një vend shumë i shtrenjtë, kanë qenë familjarisht, pa fëmijët dhe ka paguar biznesmeni që ka marrë leje ndërtimi. Ky që se ka tradhtuar asnjëherë Shqipërinë. Le t’i kërkojë SPAK-u, pse nuk i kërkon.
Mirë, çështja McGonigal, ore, a është ngrënë një darkë 10 mijë dollar atje, përveç korruptimit të një zyrtari të lartë të SHBA? Po çfarë ndodh me dosjen McGonigal? Ti për dy muaj nxore urdhër-arresti për mua. Çfarë po bën? Jo po nuk kemi punonjës, si s’paske punonjës ti? Ti merresh me pllakat e banjos të gruas time, ti merresh me Bardh Spahinë, si nuk paske ti punonjës? Në gjithë botën ke kërkuar për mua informacion. Nuk ka asgjë. I kam të deklaruara, nuk kam para të fshehura asgjëkundi, as imobilare… bëje këtë për të tjerët. Shko në Dubai, o heroi i fëmijëve të tyre, shko kërko llogaritë atje, të të gjithëve. Shko në Qipro se do habitesh, do gjesh paratë e AKSHI-t. Apo do merresh me mua ti, me Bardh Spahinë, se e ke personale me mua ti. Si e ke personale me mua ti, çfarë ke personale me mua ti? Nuk ka gjë më të keqe se të deformosh drejtësinë.