Kosova
BOMBA E HESHTUR/ Diplomacia e qetë e të dërguarit të ri për Ballkanin Perëndimor
I dërguari i ri i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanoff, vizitoi për herë të parë rajonin. Rastësisht apo jo, ai ndoqi rrugën që kishte marrë më parë shefi i CIA-s, William Burns. Fillimisht ishte në Sarajevë, pastaj në Beograd dhe më pas në Prishtinë. Kasanoff nuk ndoqi vetëm itinerarin e Burns, por deri diku edhe mënyrën e vizitës – pa shumë ekspozim mediatik, por me një ndikim potencialisht të madh në situatën në Ballkanin Perëndimor.
Presidenti i 26-të i Amerikës, Theodore Roosevelt Jr., përdorte shpesh thënien, “Fol butësisht dhe mbaj një shkop të madh, dhe do të shkosh larg”. Nëse kreu i CIA-s pritet të ketë një shkop të madh, teksa e gjithë agjencia ka shërbyer gjatë historisë si një shkop amerikan, duket se Kasanoff, edhe pse një diplomat me përvojë, është një mbështetës i qëndrueshëm i kësaj urtësie të Ruzveltit, meqë gjatë vizitës së tij të parë ai tregoi se çfarë pasojash mund të kenë ata që refuzojnë të bashkëpunojnë me SHBA.
Në Beograd, ku vizita ishte pothuajse plotësisht e heshtur, Kasanoff tha se Ballkani Perëndimor aktualisht ka një mundësi unike për tu integruar në strukturat euroatlantike, se ne dialogun Beograd-Prishtinë është jashtëzakonisht e rëndësishme të bëhet përparim, duke shtuar se Kosova dhe Bosnja janë pika nevralgjike të rajonit dhe se është e rëndësishme që të parandalohen konfliktet.
Kasanoff përmendi edhe dy pika të tjera të rëndësishme në lidhje me ekonominë, duke thënë se SHBA-ja mbështet përpjekjet e qeverisë serbe për të diversifikuar furnizimin me energji dhe nënvizoi se “litiumi ofron një potencial të madh jo vetëm për Serbinë, por edhe për Evropën”.
Kasanof gjithashtu vuri në dukje rëndësinë e rrugës së Serbisë “drejt zonës euroatlantike” dhe theksoi se veprimet e pakoordinuara të qeverisë ne Prishtine dhe mos veprimi me asociacionin komplikojnë mundësitë e SHBA-së për të mbështetur me sukses Kosovën. Ai insistoi që statuti i asociacionit të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese, por edhe që serbët të integrohen si në jug ashtu edhe në veri.
Diplomacia e qetë e Aleksandër Kasanoff, por që tregon qartë pasojat që mund të pasojnë, nuk është befasuese, pasi ai është një diplomat me përvojë të madhe “krize”.
Marko Savković, studiues i lartë në Qendrën për Çështje Ndërkombëtare dhe Siguri, Fondi ISAC, beson se SHBA ka një sërë mjetesh në marrëdhëniet e saj me Ballkanin Perëndimor që mund të përdoren për të arritur rezultate. Këtë e ka lënë të kuptohet edhe emisari Kasanoff gjatë diplomacisë së tij “të qetë”.