Connect with us

Aktualitet

“BOMBA” e Hoxhës: Gjiknuri është në verifikim nga SPAK

Gazetarja Anila Hoxha ka treguar detaje të reja për Top Story në lidhje me “dosjen Ahmetaj”, e cila tashmë është “nën lupën” e SPAK. Hoxha tregoi se për shkak të disa imail-eve, edhe ministri Damian Gjiknuri është marrë nën verifikim nga SPAK. Ajo tha se tashmë “kutia e zezë”, sapo është hapur dhe se emra të tjerë do të dalin. Ndërsa ka treguar se kanë nisur hetime edhe për koncesione.

“Damian Gjiknuri është person nën verifikim nga SAPK, për shkak të ktyre imail-eve. Nuk është nën hetim, por nën verifikim. Zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë vijojnë të jenë nën verifikim. Nëse paralmenti nesër i jep nesër kartonin jeshil kërkesës së SPAK, të shkojë në Gjykatën e Posaçme, nuk është surprizë që përveç Arben Ahmetaj të ketë dhe shumë emra të tjerë, zyrtarë të nivelit zbatues, apo biznesmenë që janë përfshirë në këtë aferë që do kërkohen masë sigurie.

Advertisement