Bota
Bomba e pistë/ Orë ankthi për Ukrainën
Orë ankthi në Ukrainë për shkak të eskalimit të konfliktit me Rusisë, teksa akuzat mes Moskës dhe Kievit kanë rritur tensionet dhe frikën e përshkallëzimit të luftës.
Hipur mbi aeroplanmbajtësen amerikane George W Bush, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s reagoi ashpër
“Rusia mund të nxjerrë pretekse të rreme për të justifikuar përdorimin e bombave të pista. Akuzon të tjerët për ta përdorur vetë. Këtë taktikë e kemi pare ta zbatojë më parë edhe në Siri” – tha kreu i NATO-s
Një tjetër reagim ka ardhur edhe nga Agjencia bërthamore ukrainase që gjithashtu ka ngritur alarmin. Sipas saj, janë parë lëvizje të dyshimta në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia.
Frika mund të kthehet në realitet. Rusët po bëhen gati të përgatisin sulm me mbetje radioactive.