Shkrime
‘Bomba’ plas pas tre muajsh/ Pas nënshtrimit, Vuçiç njeh Kosovën sipas këtij plani
“Një vit më parë e gjithë bota u befasua me ngjarjet në fshatin Banjskë të Zveçanit, në veri të Kosovës. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, jo si zakonisht, u zhduk atë mëngjes konflikti dhe u shfaq në ekran në mbrëmje i frikësuar, i shqetësuar dhe duke gënjyer publikun, siç e ka zakon” – keshtu ka thene ne nje shkrim autorial ish deputeti Dragan Sormaz, nje ze ndryshe dikur ne rradhet e Partise se presidentit serb, sipas te cilit sulmi terrorist u organizua nga Vucic dhe duhej të paraqitej si një kryengritje popullore, identike me atë qe organizoi Vladimir Putin në Donbass, Abkhazi, Oseti…
“Ishte planifikuar të krijohej një incident sigurie, për shkak të të cilit KFOR/NATO do të hynte mes “kryengritësve serbe” të armatosur dhe policisë së Kosovës për të ndalur një konflikt të mundshëm. Kjo do çonte në ndërprerje të plotë të dialogut dhe në shembje të Marrëveshjes së Brukselit” – ka theksuar Sormaz duke shtuar se gabimi i parë i madh që bëri Vuçiq ishte se më herët ai i detyroi serbët të largohen nga institucionet e Kosovës – gjykatat, prokuroritë, doganat, policia, vetëqeverisja lokale…
Në Serbi u përhapën gënjeshtra, përgjegjësia per gjithcka ndodhi ne Banjske kaloi te Albin Kurti, nisi falsifikimi i hetimit kundër Milan Radoičićit. Por te gjitha cfare ndodhen, i varën Vuçiqit tre gurë në qafë: Serbia dyshohet për sponsorizimin e terrorizmit, Vucic mbron Radoiçiqin nga hetimi në Serbi dhe aktakuza në Prishtinë, dhe e treta raporti i ODHIR qe tregoi qartë vjedhjen e zgjedhjeve te pergjithshme dhe lokale ne Serbi
“Dhe teksa me keto fakte Perëndimi e gjunjëzoi Vuçiçin, filloi edhe ta përdorë atë. Tani as në BE dhe as në SHBA askush nuk e sheh te nevojshme për të rrëzuar atë, sepse te ai kanë një president të shantazhuar, të dobët, i cili përmbush çdo detyrë të dhënë nga te medhenjte…Falë Banjskës, Vuçiç fillon t’i shesë Ukrainës municione artilerie.
Prishtina po vendos sovranitetin në veri, u ndryshuan target, serbët zëvendësuan dokumentet personale, morren pasaportat e Kosovës, po shpronësohen toka për qëllime policore, u hoq perdorimi i dinarit, po mbyllen zyrat e institucioneve serbe, të cilat as që është dashur të jenë aty sipas Marrëveshjes së Brukselit” – ka theksuar ne shkrimin e tij ish deputeti serb duke treguar edhe ate se cfare parashikon ai se do te ndodhe pas pak muajsh
“Pas zgjedhjeve te shkurtit (në të cilat do të marre pjesë edhe lista serbe), shumica e re në Kuvendin e Kosovës do të miratojë statutin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, pastaj do të mbahen zgjedhjet e rregullta lokale në territorin e Kosovës (dhe në veri) në të cilat do të marrin pjesë serbët dhe dhjetë komuna në të cilat serbët janë shumicë në bazë të marrëveshjes dhe statutit të miratuar, do formojnë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Më pas do të fillojë pranimi i përshpejtuar i Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Serbia do ta njohë DE FACTO Republikën e Kosovës. Kjo do të çojë në nënshkrimin e “Marrëveshjes përfundimtare ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës” dhe do të na mundësojë anëtarësimin në BE dhe NATO. E gjithë kjo do të ndodhë në vitin 2025”………………….
Sipas Dragan Sormaz, sot kryetar i Këshillit Euroatlantik të Serbisë, gjatë kohës deri ne formimin e dakorduar mes Serbise e Kosoves, Aleksander Vucic do shperndaje dekorata për rusët. Do dërgojë te besuarin e tij Aleksander Vulin në Moskë qe të flasë për paqen, në mënyrë që të vazhdojë t’u hedhë hi syve atyre ne Kremlin, por para së gjithash, votuesve të tij ne Serbi, numri i të cilëve po zvogëlohet dita ditës. Rusët nuk do të reagojnë seriozisht sepse kanë nevojë për një lloj Serbie në mënyrë që të vazhdojnë ta përdorin atë për të destabilizuar Ballkanin dhe për të minuar unitetin evropian. Pavarësisht se kush do të fitojë zgjedhjet në Amerikë, që do të jetë Kamala Harris, 2025 do të nisë një proces tjetër që duhet të përfundojë shpejt për shkak të planit të BE-së për t’u zgjeruar në 2030.
Bosnja dhe Hercegovina do duhet të bëhet një shtet funksional. Pengesa më e madhe për këtë është Dodik. Ashtu siç dikur Millosheviqi kishte për detyrë të zgjidhte problemin e Karaxhiqit, edhe tani Vuçiqit e ka për detyrë ta zgjidhë problemin e quajtur Dodik. Pra, pritet diçka që mund te quhet ‘Dayton 2’.
Ata ne Perendim nuk kanë nevojë për zëvendësim të Vuçiqit me konkurrencë. Ai sigurisht bën çdo gjë që ata duan.“Banjska” ishte një ngjarje tragjike, por edhe lëvizja më e mirë e Vuçiqit për Serbinë, pikërisht sepse plani i tij dështoi. Falë Banjskës, problemet në rajon, Kosovë dhe Bosnje, do të zgjidhen dhe Serbia do të përfitojë më së shumti nga një rajon paqësor. Ajo do të mund të shkojë drejt organizimit të shoqërisë, drejt BE-së dhe NATO-s, pra drejt prosperitetit dhe sigurisë. Ajo do të ketë një shans për t’u afruar më në fund me vendet e mesme të zhvilluara të Evropës dhe të mos jetë ndër më të varfrat në kontinent.