Connect with us

Bota

Bombardime në Bejrut/ Izraeli: Nasrallah mund të ketë vdekur, Hamas thirrje vendeve islamike

Lajmi më i fundit nga Libani po qarkullon frikshëm dhe zërat janë në rritje.
Hassan Nasrallah, lideri i Hezbollah, është bërë i paarritshëm edhe për njerëzit e tij, teksa Izraeli vlerëson mundësinë e vdekjes në një prej bombardimeve që nisën më 23 Shtator në Bejrut dhe kufirin libanezo-izraelit, që deri tani ka shënuar të paktën 700 të vdekur.
Forcat izraelite bombarduan selinë e Hezbollahut në periferitë jugore të Bejrutit gjatë 24 orëve të fundit (27-28 Shtator). Ata kishin në shënjestër udhëheqësin e organizatës shiite besnike të Teheranit, Hassan Nasrallah, shkruan “La Repubblica”.
Fati i liderit të partisë shiite Hassan Nasrallah ende nuk dihet me siguri. Ka thashetheme të pakonfirmuara: burime pranë Tel Avivit e përkufizojnë vdekjen e tij si “të mundshme”, pasi “duket e vështirë të besohet” se ai i mbijetoi bastisjeve.
Një burim i afërt me Hezbollahun ka raportuar se lideri i grupit të armatosur libanez, Hassan Nasrallah, nuk është i arritshëm pas sulmeve izraelite në periferi jugore të Bejrutit mbrëmë, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”. Nga ana e tij, Hezbollahu nuk ka dhënë asnjë deklaratë zyrtare.
Lajmi është ende i pakonfirmuar zyrtarisht, pasi kjo mund të jetë edhe një lojë strategjike ushtarake, për të çorientuar IDF-në dhe Mossadin izraelit.
Numri i sulmit të fundit në kryeqytet ishte gjashtë të vdekur dhe 91 të plagosur. Forcat izraelite shënjestruan edhe ndërtesat ku ruheshin armët.
Organizata Hamas ka reaguar menjëherë duke dënuar bombardimet e Izraelit, teksa e quan “regjimi sionist” dhe i bëri thirrje “kombeve islamike që të zmbrapsnin agresionin brutal” kundër këtij armiku. Kurse ministri i Jashtëm i Iranit sulmoi kryeministrin izraelit Netanyahu si një vrasës që kërkon të pushtojë vende të tjera…

Hezbollah i përgjigjet Izraelit me raketa, disa i shpëtojnë sistemit antiraketor! IDF: Ranë në vende të hapura, asnjë dëm dhe viktimë

Nga luftimet mes Izraelit dhe Hezbollahun

Hezbollah i është përgjigjur me raketa Izraelit, pas bombardimeve të mbrëmshme në Bejrut nga IDF, ku dyshohet se mund të jetë vrarë edhe lideri i organizatës Hassan Nsasrallah, në një lajm ende të pakonfirmuar zyrtarisht.

Një raketë tokë-tokë e lëshuar nga Libani së fundmi goditi një zonë të hapur në Izraelin qendror. Kjo është bërë e ditur sot (28 Shtator) nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit.

IDF thotë se sipas protokollit, sirenat nuk kanë rënë në asnjë qytet, pasi raketa është drejtuar në një zonë të hapur. Raketa me sa duket ra në det, megjithëse IDF thotë se detaje të tjera janë duke u konstatuar.

Më parë, raportuan mediat izraelite, Hezbollah kishte marrë përgjegjësinë për sulmin me raketa këtë mëngjes në veri të Izraelit.

Në një deklaratë, e para e lëshuar sot, organizata shiite tha se kishte lëshuar një breshëri raketash Fadi-1 në Kibbutz Kabri në Galilenë Perëndimore.

Advertisement