Connect with us

Bota

Bombardimi i spitalit në Gaza/ Meloni: Jam thellësisht e pikëlluar nga kjo ngjarje

Kryeministrja e Italisë ka shprehur dhimbjen e saj të thellë për bombardimin në spitalin në veri të Gazës ku u vranë më shumë se 500 persona. Ajo tha se është në pritje të konfirmimit përfundimtar mbi dinamikën e ngjarjeve ndërsa ka ofruar ndihmë për të mbrojtur popullsinë civile.

“Jam thellësisht e pikëlluar nga ajo që ndodhi në spitalin Arab Al-Ahli në Gaza. Italia shpreh ngushëllimet e saj të thella për viktimat dhe afërsinë e saj me familjet dhe të plagosurit. Në pritje të konfirmimit përfundimtar mbi dinamikën e ngjarjeve, ne ripërtërijmë edhe një herë angazhimin tonë për të mbrojtur popullsinë civile, për të zgjidhur problemet më urgjente humanitare dhe për të siguruar një zgjidhje të shpejtë të kësaj krize”, tha Giorgia Meloni në një deklaratë.

Nga të dhënat e publikuara deri më tani nga mediat ndërkombëtare, mësohet se mbi 500 njerëz u vranë nga shpërthimi në spitalin Al-Ahli në qytetin e Gazës. Grupi militant palestinez Hamas akuzoi Izraelin për sulmin, duke e quajtur atë një “krim lufte”, ndërsa IDF mohoi përgjegjësinë, duke thënë se spitali nuk ishte në shënjestër të ushtrisë izraelite dhe se një hetim fillestar tregoi se shpërthimi ishte shkaktuar nga një Xhihad Islamik i dështuar.

Advertisement