Connect with us

Rajon

Bombë në një çantë shpine/ vihet bombë zyrave të kompanisë hekurudhore

Një bombë ka shpërthyer pak pas orës 21:30 mbrëmjen e kaluar, jashtë ndërtesës së zyrave të Hellenic Train në bulevardin Syggrou të Athinës.

Sipas mediave greke, shpërthimit i ka paraprirë një telefonatë paralajmërimi, në orën 20:53, nga një person i panjohur tek portali Zougla dhe Gazeta e Redaktorëve, i cili ka dhënë një afat kohor prej 35-40 minutash.

Paraprakisht dyshohet se bomba ishte vendosur në një çantë shpine, dhe ka shkaktuar dëme materiale në bizneset pranë, në një rreze prej rreth 20 metrash. Janë thyer disa xhama të pallateve dhe të makinave të parkuara rreth godinës së Trenit Hellenic.

Advertisement