Connect with us

Aktualitet

Bonusi për festat e fundvitit, qeveria miraton shpërblimin për zjarrfikësit

Festat e fundvitit janë një periudhë e kënshme për të gjithë njerëzit, por sidomos për ata që presin një shpërblim për punën e tyre.

Pak ditë më parë u bë shpërndarja e bonusit për pensionistët dhe për familjet në nevojë, ndërsa sot është marrë vendimi se për zjarrëfikësit, bonusi do të jetë paga e 13.
Ndërsa ata që janë angazhuar në përballimin e situatës së zjarreve në verë do të kenë shpërblim dy paga shtesë.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm, Taulant Balla, në përfundim të mbledhjes së qeverisë.

Advertisement