Pinknews
Boom-Boom/ Oriola Marashi drithëruese
Oriola Marashi është një nga modelet më të komentuara, më të pëlqyera, më të ndjekura dhe më seksi të momentit.
Ajo është shumë e njohur si modele, jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë kufijeve, ku fotot e saj i sheh si postera në shumë vende të Europës, nga kompanitë e famshme me të cilat ajo bashkëpunon.
Së fundi, ylli i ‘Instagram”-it, shfaqet më joshëse se kurrë, teksa tregon format e saj perfekte, e veshur në një kostum ngjyrë pink, i dizejnuar me gurë të çmuar.
Por përveç veshjes, të gjithë sytë ishin te format e saj perfekte, që çdo vajzë ëndërron.
Modelja, e cila njihet dhe si një imazh i kompanisë së kompanisë Guess, rrezaton në këto foto të saj.
Ajo ka shkrepur këto foto nga Palasa në resortin Green Coast, ku duket se ka zgjedhur për të pushuar, pas impenjimeve të shumta si modele.
Green Coast është një nga resortet, ku shumë personazhe të famshëm zgjedhin të kalojnë pushimet e tyre.
Kujtojmë se, një nga firmat më prestigjioze në botë, “Guess”, ka përzgjedhur Orjolën si një nga vajzat që përfaqëson imazhin e saj nëpër botë.
Modelja seksi së fundmi ka publikuar disa imazhe nga Venecia, në të cilat ka marrë vëmendje me paraqitjet atraktive, teksa tregon në prapaskenë billboardet ku ndodhet si ikonë e markës së lartpërmendur.
Më herët modelja ka treguar se si është bërë pjesë e kompanisë së famshme Guess.
“Shumë pyetje të tilla. Paul Marciano drejtuesi i ‘Guess’ më zbuloi mua në 18 mars 2019! Dhe atë ditë ishte ditëlindja ime. Unë kisha rezervuar të shkoja në Lugano 1 muaj më vonë dhe që atëherë kam punuar thuajse çdo muaj! Kur shkova te ‘Guess’, nuk isha mirë emocionalisht dhe psikologjikisht e ata sërish më mbështetën dhe më ndihmuan të ecja përpara dhe të jem këtu ku jam tani duke bërë atë që dua për veten, për familjen time, për njerëzit që dua dhe më mbështesin!”, ka treguar Oriola.