Connect with us

Politike

“Bora u bë e famshme nga meme-et”/ Rama: PS nuk është ‘parti engjejsh’

Kryeministri Edi Rama ishte sot në takim me kandidatë të rinj që duan të bëhen deputetë nën logon e PS, përmes platformës online “Deputeti që duam”.

Ai iu drejtua të gjithë atyre që duan të bëhen pjesë e PS, se duhet të spikasin dhe se tani është momenti i tyre.

Rama u shpreh se PS nuk është një “parti engjëjsh”, por shtoi se në shumatoren e të gjithëve është e vetmja parti politike në vend.

“Unë e konsideroj këtë si një hap për t’u marrë me politikë në një nivel tjetër. Çmimi është shumë i lartë dhe aq shumë i pashpjegueshëm dhe i pakonceptueshëm për njerëzit, që mendojnë se këta njerëz merren me punët e veta, shohin qejfet e veta… Nuk është kështu! Patjetër që ka dhe kështu, por janë plot të tjerë që kemi arritur këto rezultate domethënëse.

Duhet betejës për të spikatur, platforma është mundësia dhe tani është koha për t’u spikatur, sepse si do të zgjedhim ne?

Nuk janë të gjithë oratorë, ka nga ata që nuk flasin shumë, por bëjnë punë të mira për komitetit, sepse kjo është puna e deputetit. Spikatja do të thotë çfarë vlere të shtuar sjellë.

Bora u bë e famshme se u bë meme si fillim, sepse është një arenë e pamëshirshme dhe nuk e mëson dot si të qëndrosh, futesh në betejë apo të fitosh nëse nuk ke goditje, zhgënjimet. Duhet të keni parasysh që ju takon ju të spikasni tani.

Duhet të sjellë me vete të tjerë, ky është thelbi, duhet të ketë fuqi që të sjellë dhe një numër të caktuar që i shtohet forcës së të gjithës. Dua t’u them se ky do të jetë një proces, dhe aplikimet do t’i mbajmë të hapura.

Nuk do jetë e lehtë, po ua them që tani… dikush do të të thotë që ‘të rre mendja se vajte te ai i gjati dhe do bëhesh deputet’. Po e besove nuk je për këtë punë, nëse nuk e beson atëherë je për këtë punë. Ne do t’ju japim të gjithë ndihmën, pastaj jeni ju që duhet të gjeni rrugën për të spikatur.

PS nuk është një shoqatë engjëjsh, asnjë parti politike. PS është përfaqësi e shoqërisë me njerëz nga të gjitha rrugët e jetës, me njerëz shumë të shkolluar, të pa shkolluar, me njerëz në mes të qytetit, apo në një fshat… por në shumatoren e të gjithave PS është e vetmja parti politike”, tha Rama.

Advertisement