Connect with us

Aktualitet

Borë në pranverë, zbardhet Veriu, Dibra dhe Bulqiza…

Pranvera duket se ka sjellë surpriza të papritura për motin, ku temperaturat kanë shënuar vlera negative në disa zona të vendi tonë.

Që mbrëmjen e djeshme reshjet e borës janë rikthyer sërish në Dibër dhe në Bulqizë. Në qytetin e Peshkopisë dhe Bulqizës bora ka zbardhur çatitë, ndërsa në lartësinë e bjeshkëve trashësia varion deri në 20 cm borë e re.

Temperaturat nuk kanë zbritur në vlera minimale, për pasojë nuk ka pasur dëme në pemtari. Sa i përket situatës rrugore nuk janë shfaqur probleme. Në Qafën e Murrizit ka reshje bore por në asfalt nuk ka mbajtur.

Advertisement