Rajon
Boris Tadiç: Po na turpërojnë/ Vuçiçit ia hëngri macja
Marrëveshja Bazë për Normalizim të Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e inicuar fillimisht si nismë franko-gjermane “është akt turpërimi” për Serbinë, ka thënë ish-presidenti serb Boris Tadic, në një intervistë me ‘FoNet’ ku pati shumëçka për të thënë për marrëveshjen nga perspektiva e tij.
Marrëveshjen në tërësinë e saj ai e sheh si të hartuar “nga realiteti i ri i imponuar perëndimor” që njeh pavarësinë e shtetit të Kosovës.
“Serbisë me këtë marrëveshje i kërkohet të qëndrojë e heshtur që Kosova të bëhet krejtësisht e pavarur, pa njohje formale të Beogradit”, ka thënë Tadiç
Duke folur për Asociacionin e Komunave të banuara me shumicë serbe, të cilën Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic, e trumbeton si arritjen më të madhe të tij, Tadic tha se një gjë e tillë “nuk do të jetë çatia institucionale ku serbët do të mund të jetojnë sovranisht”, sepse shqiptarët nuk bëjnë një kompromisë të këtillë.
Në dijeni se Marrëveshja ishte “merre ose lëre” dhe se palët nuk kanë pasur shans ta refuzojnë atë, Tadic deklaroi se vetiu do të kishte kërkuar ndryshime në të, njëjtë siç kërkonte edhe Vuçic në fillim.
“Por ato komente ia hëngri macja”, shtoi ish-presidenti serb.
“Tani Vuçiç ka vetëm një mundësi ta fryjë opinioni publik me atë se sa shumë është arritur në favor të Serbisë, duke marrë një blueprint ose dizajnë bazik për Asociacionin e Komunave Serbe, të cilës do t’i jepen disa pushtete ekzekutive, por jo të atilla që do të sigurojnë mbijetesën afatgjate mbi popullin serb në Kosovë”, ka thënë Boris Tadic.
Serbia po humbet shumë e më shumë, kurse Vuçiç po bëhet gjithnje e më i fortë” – deklaroi ish presidenti serb Boris Tadiç