Connect with us

Bota

Borrell: BE dënon sulmet e izraelitëve në Bregun Perëndimor

Diplomati i BE, Josep Borrell shprehu shqetësim të madh për sulmet e izraelitëve kundër palestinezëve, të cilat ai i dënoi me vendosmëri,shkruajnë mediat e huaja. Pas një sërë kontaktesh me diplomatët më të lartë të Arabisë Saudite, Egjiptit dhe Jordanisë, Borrell përsëri bëri thirrje për një pauzë humanitare në luftë.

Sulmet në Bregun Perëndimor të pushtuar janë rritur që nga 7 tetori. OKB-ja ka thënë se të paktën 115 palestinezë janë vrarë në dhunën në Bregun Perëndimor të pushtuar që atëherë.

Advertisement