Aktualitet
Bozdo tregon “skemën” si Rama zhduku 13 milionë euro nga ‘Eco Park’

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Eno Bozdo ka folur për aferën e Eco Park në Durrës, ku u zhduken 19 milionë euro me firmën e kryeministrit Edi Rama.
Bozdo ka theksuar se pjesa e parë e aferës së Eco Park në Porto Romanos është detyrimi që iu bë Durrësit për të depozituar dherat në landfillin e Tiranës.
“U detyrua edhe Durrësi të depozitonte dherat në Tiranë. Këtu është pjesa e aferës. Mbyllja e venddepozitimit të Porto Romanos është e lidhur me inceneratorin e Tiranës, me landfillin dhe venddepozitimin dhe inceneratorin e Tiranës. Ideja ishte që të gjejmë të gjitha llojet e flukseve të detyrojmë të depozitojmë në landfillin e Tiranës me pagesë dhe me çmime shumë të kripura.
Për herë të parë Rama në fund të majit 2019, thotë që ne do ndërhyjmë në Porto Romano dhe do ta kthejmë në hapsirë të gjelbër. Asgjë e keqe deri këtu sepse ajo hapsirë fare mirë mund ti shërbejë qytetit. Deri tani ‘askush nuk dinte asgjë’ për këtë lloj iniciative.
BOLDNEWS

