Connect with us

Politike

Braktisi partinë, Tedi Blushi i qepet ‘me bukë në trastë sufllaqexhiut’ Brahimllari

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka sulmoi përsëri Endrit Braimllarin, një nga themeluesit e LSI, pasi shprehu gatishmërinë që në zgjedhjet e 11 majit të bashkohet me Partinë Socialiste.  Blushi tha se Braimllari nuk tregoi respekt për veten tij.

“Të bëhemi seriozë dhe të mos flasim për njerëz që nuk kanë respekt as për veten e tyre. Sot këtë çështje e mbulon sektori i memeve dhe jo kjo tryezë e nderuar”, tha ai.

Kujtojmë se Partia e Lirisë e ka cilësuar ish-anëtarin e tyre si një “ordiner” dhe një “sufllaqexhi” që betohej ditë e natë për besnikëri ndaj Metës. Ky reagimi i ashpër i PL erdhi pasi Braimllari shprehu dëshirën për t’iu bashkuar Partisë Socialite. PL i ka bërë thirrje Brahimllarit dhe për tu paraqitur në mënyrë urgjente pranë zyrës së fiancave të partisë për të shlyer borxhet ekonomike që ka ndaj partisë si dhe të dorëzojë mandatin e anëtarit të PL në Këshillin Bashkiak.

Advertisement