Aktualitet
Braverman, një tjetër goditje ndaj emigrantëve shqiptarë
Sekretarja e Brendshme e Britanisë së Madhe, Suella Braverman po përgatitet për një goditje tjetër ndaj emigrantëve shqiptarë.
Kështu shkruan tabloidi britanik “TheSun” në një lajm ekskluziv ku thuhet se ky statistikat tronditëse tregojnë se për 12,000 shqiptarë ende nuk janë marrë në shqyrtim kërkesat e tyre për azil pasi kanë qenë në Britani për gjashtë muaj.
Kryeministri britanik Rishi Sunak u ka thënë deputetëve konservatorë privatisht se rregullimi i kufijve të thyer të Britanisë është “përparësia e tij numër një”. Ai ka qenë duke punuar me Sekretaren e Brendshme në një plan top-sekret për të ashpërsuar masat për emigrantët që mbërrijnë me gomone nga Kanali Anglez. Një zyrtar i lartë i qeverisë i tha The Sun të dielën:
Ne duam të themi diçka së shpejti para Krishtlindjeve. Një paketë e plotë masash për të goditur gomonet e Kanalit, për të ulur faturën e hoteleve për azilkërkuesit dhe për të kthyer kërkuesit fals pritet në Vitin e Ri.
Mbi 40,000 njerëz kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar me gomone deri më tani këtë vit. Tatimpaguesit britanik po paguajnë 6.8 milionë paund çdo ditë për faturat e hoteleve për azilkërkuesit. Më shumë se një e katërta e tyre janë shqiptarë. Shumë pretendojnë se janë skllevër të kohës moderne, në mënyrë që të mund të qëndrojnë dhe të jetojnë në Britani. Por ministrat mendojnë se ligji i prezantuar nga Theresa May është shumë i butë. Ata duan të forcojnë kompetencat për të arrestuar dhe deportuar emigrantët që mbërrijnë me gomone. Ministrat kanë marrë një zotim për të mbajtur të fshehtë planin e tyre të plotë.