Pinknews
Brenda dasmës sekrete të Rita Orës, zbulohen detaje
Rita Ora më në fund ka zbuluar detaje nga martesa e saj sekrete me Taika Waititin.
Ajo u martua me regjisorin fitues të çmimit “Oscar”, 47 vjeç, verën e kaluar, dhe Rita zbuloi se nuk donte ndonjë ‘vëmendje të veçantë’ atë ditë, shkruan DailyMail.
Ajo tha për revistën Glamour: “Disa femrave u pëlqen të ndiejnë atë vëmendje të vërtetë të veçantë atë ditë. Dhe të gjithë janë të ndryshëm. Dhe për mua – mendoj se me punën time, është e gjitha… puna ime është shumë e drejtuar nga vëmendja – kështu që doja ta mbaja private martesën sepse jeta ime dhe karriera ime nuk janë”.
Ceremonia e organizuar në minutën e fundit ishte planifikuar për vetëm dy ditë dhe të ftuarit e vetëm që morën pjesë personalisht ishin dy vajzat e Taikas nga martesa e tij e parë dhe motra e Ritës, Elena.
Çifti ishte nën presion për të gjetur një datë midis orareve të tyre të ngjeshura të punës, me Ritën që shpjegoi: “Ishte ose atëherë ose na duhej të prisnim për shekuj. Nuk doja ta bëja pa fëmijët e mi atje. Pra, ne sapo e kuptuam dhe e bëmë. Dhe ishte perfektë”.
Rita më ej shpjegoi se nuk kishte në dasmë diçka si propozimi romantik në gjunjë: “Sinqerisht, nuk kishte asnjë ulje në gjunjë. Ishte më shumë si: ‘Unë dua të martohem me ty. Le ta bëjmë atë’”.
Ndërsa Rita nuk ka publikuar asnjë fotografi nga dita e madhe, ajo e përshkroi fustanin e saj ‘të pabesueshëm’ të realizuar nga Tom Ford si një fustan të bardhë, dantelle, me një vello të gjatë që prekte dyshemenë.
Pavarësisht se familja e Ritës janë myslimanë, ndërsa Taika e përshkruan veten si ateist, ata zgjodhën një ceremoni jo-fetare.
Rita shpjegoi: “Ishte shumë shpirtërore. Na pëlqeu vetëm fakti që po martoheshim me njëri-tjetrin. Unë kurrë nuk jam rritur në një fe të detyruar”.
Rita – e cila nuk i tha asnjë prej miqve të saj se po martohej – zbuloi se mund të organizojë një dasmë të madhe për të gjithë të dashurit e tyre më vonë.
Rita më në fund konfirmoi se do të ishte martuar në janar, duke thënë: “Po [jam e martuar]. Unë jam zyrtarisht jashtë tregut të beqarëve.
Zgjodha ta mbaja më private ceremoninë dhe ta mbaja shumë për vete, por me klipin tim të ri [You Only Love Me] po performoj atë që mund të ishte”.