Connect with us

Bota

Breshëri artilerie dhe raketa, sulmet ruse përfshijnë provincat rreth Ukrainës

Sulmet e trupave ruse kanë përfshirë gjatë ditës së sotme të gjithë territorin e Ukrainës. Sipas Sky News, Rusia ka nisur një breshëri sulmesh me artileri, drone dhe raketahedhës gjatë 24 orëve të fundit.

Në provincën jugore të Ukrainës, Zaporizhzhia, ka pasur 45 sulme ajrore dhe artilerie midis të premtes dhe të shtunës, tha guvernatori Yurii Malashka.

“Provinca fqinje Kherson u sulmua 70 herë gjatë së njëjtës periudhë, duke përdorur mortaja, artileri, dronë, tanke, aviacion dhe raketahedhës të shumtë”, tha guvernatori Oleksandr Prokudin.

“Shpërthimet e forcave ruse vranë një civil në provincën Donetsk të Ukrainës lindore”, njoftoi guvernatori Pavlo Kyrylenko.

 

 

Ndërsa Forca Ajrore ukrainase bëri me dije se edhe 10 sulme të tjera me dronë kishin në shënjestër jugun dhe lindjen. Kujtojmë se me mijëra persona, civilë dhe ushtarakë, kanë humbur jetën në Ukrainë, pas agresionit të pajustifikuar të nisur nga Rusia në 24 shkurt të vitit të kaluar.

Advertisement