Bota
Britani, identifikohet problemi në sistemin e kontrollit ajror
Shërbimet Kombëtare të Trafikut Ajror të Mbretërisë së Bashkuar (NATS) kanë “identifikuar dhe korrigjuar” problemin teknik që preku sistemet e kontrollit të trafikut ajror“Tani po punojmë me linjat ajrore dhe aeroportet për të menaxhuar fluturimet e prekura në mënyrë sa më efikase”, thuhet në deklaratë.“Inxhinierët tanë do të monitorojnë me kujdes performancën e sistemit ndërsa ne kthehemi drejt funksionimit normal.”Defekti kishte ndikuar në aftësinë e sistemit për të përpunuar automatikisht planet e fluturimit, që do të thotë se ato duhej të futeshin manualisht nga stafi.“Prioriteti ynë është gjithmonë të sigurojmë që çdo fluturim në Mbretërinë e Bashkuar të mbetet i sigurt dhe na vjen sinqerisht keq për ndërprerjen që po shkakton kjo”, shtoi NATS.NATS gjithashtu këshilloi klientët që të vazhdojnë të kontaktojnë linjat e tyre ajrore për informacione të përditësuara për fluturimet e tyre.