Connect with us

Bota

Britani/ Publikohen pamjet nga hoteli ku do të strehohen emigrantët shqiptarë

Qeveria britanike ka publikuar pamje nga një ndërtesë e vendosur në një platformë uji, ku do të strehojë emigrantët që kërkojnë azil, përfshirë këtu dhe shqiptarët. Anija e quajtur Bibby Stockholm mund të strehojë 500 emigrantë dhe do të jetë më e lirë sesa hotelet. Kjo anije do të ankorohet në Portland të Anglisë jugperëndimore.

Bibby Stockholm përmban një palestër, bar, dhomë lojërash dhe më shumë se 220 dhoma gjumi si dhe suita. Bibby Stockholm dikur u përdor nga Holanda për të strehuar 500 azilkërkues në vitet 2000.

“Zyrtarët qeveritarë vunë në dukje statistikat që sugjeronin se numri i shqiptarëve që përpiqeshin të kalonin Kanalin kishte rënë në tre muajt e parë të 2023. Kjo pasoi një marrëveshje të arritur në dhjetor me qeverinë shqiptare për të lehtësuar kthimet”, thuhet ndër të tjera në një shkrim të “Bloomberg”.

Advertisement