Aktualitet

Britania e Madhe merr vendim – Personat që mund të kenë pasur

ANGLI- Britania e Madhe ka vendosur një ligj të ri në lidhje me Covid-19. Sipas DailyMail, të gjithë njerëzit që do të detyrohen të karantinohen, pasi kanë pasur kontakt me një të infektuar ndryshe nga më parë do të qëndrojnë vetëm 10 ditë në izolim.

Departamenti i Shëndetësisë konfirmoi sot se politika e ndryshuar do të hyjë në fuqi të hënën e ardhshme në 14 dhjetor. Sipas këtij ligji çdo kush që ka rezultuar pozitiv para datës 15 dhjetor, mund të lejohet  të takohet me të tjerët në Ditën e Krishtlindjes.

Zyrtarët kryesorë mjekësorë të Mbretërisë së Bashkuar kanë thënë se në provat e bërë, në një ose dy në 100 njerëz kanë rezultuar se mund ta përhapnin virusin pas 10 ditësh. Gjithashtu, sipas tyre kjo vlen jo vetëm për personat brenda vendit, por dhe ata që vinë nga jashtë.

Pas shqyrtimit të provave, tani jemi të sigurt se mund të zvogëlojmë numrin e ditëve që vetë-izolohen kontaktet nga 14 ditë në 10 ditë. Njerëzit që kthehen nga vendet që nuk janë në listën e korridoreve të udhëtimit duhet gjithashtu të vetë-izolohen për 10 ditë jo 14 ditëve. Njerëzit që rezultojnë pozitivë duhet të vazhdojnë të vetizolohen për 10 ditë nga fillimi i simptomave ose 10 ditë nga momenti i marrjes së një testi pozitiv nëse janë asimptomatike. Ne i nxisim të gjithë të izolohen kur është e përshtatshme, kjo do të shpëtojë jetë,” –kanë thënë zyrtarët e shëndetësisë.

Ndërkohë që prej fillimit të pandemisë në Britaninë e Madhe janë shënuar pozitiv 1,787,783 persona dhe kanë ndërruar jetë 63,082 pacientë. Sakaq, Britania e Madhe është vendi i parë që ka aprovuar vaksinën Pfizer dhe BionTech dhe ka filluar testimin masiv të popullsisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version