Bota
Britania e Madhe rikthen sistemin e vizave
Britania e Madhe njoftoi shtrëngimin e masave kundër migracionit në territorin e saj që do të hyjnë në fuqi duke nisur prej 1 janarit të vitit që vjen.
Sikurse njoftoi Ministria e Brendshme britanike, dallim nuk do të bëjnë as shtetasit e vendeve të Bashkimit Europian
I gjithë sistemi bazohet në pikëzim. Në këtë formë, çdokush që dëshiron të shkojë për të punuar në Britani duhet të aplikojë në një sistem online për t’u miratuar më parë.
Aplikuesi duhet të jetë në gjendje të sigurojë një ofertë punësimi me një pagë minimale vjetore prej me shumë se 2000 eurosh në muaj.