Connect with us

Aktualitet

Britania thërret takim urgjent të COBRA-s pas eskalimit të dhunës në fundjavë

Qeveri britanike ka konfirmuar se do të zhvillojë një takim urgjent për reagim të hënën, pasi më shumë se 150 persona u arrestuan pas trazirave të dhunshme në disa qytete e qyteza të vendit gjatë fundjavës.

Kryeministri i ri laburist, Keir Starmer, dënoi një sulm ndaj një hoteli ku ishin të strehuar disa azilkërkues në Rotherham dhe premtoi se ata që ishin të përfshirë në trazira do të ballafaqoheshin me “forcën e plotë të ligjit”, raporton televizioni BBC.

Policia iu kundërpërgjigj skenave të dhunshme në RotherhamMiddlesbroughBolton dhe në pjesë të tjera të Britanisë të dielën.

Takimi i COBRA-s (Dhoma A e Udhëzimeve e Zyrës së Kabinetit), mekanizëm qeveritar për kundërpërgjigje ndaj krizave, do të mbahet pas gjashtë ditëve me dhunë që ka eskaluar pas therjes fatale të tri vajzave të reja në Southport javën e kaluar.

Me takimin e komitetit urgjent qeveritar të së hënës synohet që autoriteteve qeveritare t’u ofrohet një përditësim i të dhënave rreth dhunës së fundjavës dhe një kundërpërgjigje ditëve të ardhshme. Në takim do të marrin pjesë ministra përkatës dhe përfaqësues të policisë.

Burimet kanë sugjeruar se ky duhet të shihet në kontekstin e takimeve që tashmë janë zhvilluar, siç ishte një mes kryeministrit dhe udhëheqësve të policisë të enjten dhe një takim i ministrave të lartë të shtunën.

Gjatë një adresimi të transmetuar në televizion të dielën, kryeministri Starmer i paralajmëroi personat e përfshirë në trazira se “do të pendohen” që kanë marrë pjesë në dhunë.

“Njerëzit në këtë vend e kanë të drejtën për të qenë të sigurt dhe prapëseprapë kemi parë komunitete myslimane të shënjestruara, sulme ndaj xhamive” – tha ai.

“Komunitete të tjera pakicë të veçuara, përshëndetje naziste në rrugë, sulme ndaj policisë, dhunë të papërmbajtur përgjatë retorikës raciste, prandaj jo, unë nuk do ta shmang të quajturën e kësaj ajo që është: banditizëm i së djathtës ekstreme” – shtoi kryeministri britanik.

Përmes një deklarate, Zyra e Brendshme iu ofroi xhamive mbrojtje më të madhe si pjesë e një procesi të ri, sipas të cilit tha se dislokimi i “sigurisë së shpejtë” mund të kërkohet me qëllim që të lejohet rikthimi te ritualet fetare sa më shpejt që është e mundshme.

Në Rotherham, të paktën dhjetë oficerë policie u lënduan dhe njëri prej tyre mbeti pa vetëdije, pasi protestuesit kundër emigrantëve hodhën copa druri drejt policëve dhe i spërkatën me cilindra për fikjen e zjarrit, tha policia në South Yorkshire.

Policia që mbeti pa vetëdije pësoi lëndim në kokë, thanë autoritetet, duke shtuar se dy pjesëtarë të tjerë të forcave të rendit dyshohet se kanë eshtra të thyer.

Punëtorë dhe banorë të hotelit, disa prej të cilëve janë azilkërkues, ishin “të tmerruar”, por nuk u raportua për lëndime, tha policia.

Advertisement