Bota
Britma e panik, momente nga sulmi me armë zjarri në Suedi (PAMJET)
Janë publikuar pamjet e rënda nga ngjarja e rëndë në Suedi, ku në një shkollë, ka pasur sulm me armë zjarri.
Siç shikohet edhe në video, ndërsa autori qëllon me armë, njerëzit janë në panik dhe bërtasin.
Ngjarja e rëndë ka tronditur komunitetin dhe ka shkaktuar reagim nga autoritetet vendase dhe ato ndërkombëtare.
Mediat suedeze raportuan se autori ka vrarë veten, duke u vetëqëlluar me një plumb në kokë. Deri tani janë konfirmuar 10 viktima.