Rajon
Brnabiç nuk ishte pjesë e fotos familjare? Qeveria serbe: Fake news
Qeveria e Serbisë ka reaguar ditën e sotme pas lajmit të publikuar se Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç, nuk u bë pjesë e fotos familjare të samitit në Tiranë. Në një reagim zyrtar qeveria serbe thotë se kryeministrja ka qenë e pranishme në foton familjare me gjithë liderët e Evropës.
Nga ana tjetër media serbe tregon me foto kryeministren që merr pjesë gjatë eventit.
“Qeveria e Republikës së Serbisë është e detyruar të mohojë shkrimet e disa mediave rajonale dhe vendase, të cilat raportojnë se kryeministrja Ana Brnabiç ka refuzuar të fotografohet me liderë të tjerë gjatë pjesëmarrjes në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë.
Përkatësisht, Brnabic ka marrë pjesë në një fotosesion të përbashkët të të gjithë liderëve evropianë dhe rajonalë në Tiranë, siç mund ta shihni në fotot e bashkangjitura. Me këtë Serbia edhe një herë tregoi se nuk ndjek politikë izolimi, por se është e orientuar drejt bashkëpunimit dhe zgjidhjes së të gjitha çështjeve të pazgjidhura përmes dialogut.
Gënjeshtrat e tilla të publikuara në opinion dëmtojnë edhe reputacionin e Republikës së Serbisë dhe përfitojnë vetëm ata që nuk ia dëshirojnë të mirën vendin tonë.
Pa synuar të hyjmë në arsyet e përhapjes së lajmeve të rreme, dëshirojmë të nënvizojmë edhe një herë se Republika e Serbisë, me qëndrimin e kryeministres në Tiranë dhe bisedimet e saj me liderët evropianë, ka konfirmuar se është e përkushtuar në mënyrë të përhershme ndaj politika e integrimit, bashkëpunimit dhe lidhjeve rajonale.’- thuhet në reagimin e qeverisë së Serbisë