Connect with us

LAJMI I FUNDIT

Brnabiç: Samiti Berlinit kërkoi formimin e asociacionit në Kosovë

Kryeministrja serbe Ana Brnabiç tha se gjatë Samitit të Procesit të Berlinit, Albin Kurtit iu komunikua qartë çështja e Komunitetit të Komunave Serbe në Kosovë dhe se të gjithë zyrtarët evropianë e mbështetën themelimin e asociacionit. Ajo theksoi gjithashtu se kërkesa e kryeministrit Edi Rama për vendosjen e sanksioneve ndaj Serbisë pas konfliktit në Banjskë nuk është në përputhje me marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe as me atë që po bëhet në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”. Gjithsesi ajo shprehu besimin se do të bisedojë me kryeministrin shqiptar për këtë temë dhe theksoi se Serbia dëshiron të forcojë marrëdhëniet miqësore me të gjitha vendet e rajonit, përfshirë edhe Shqipërinë. Kryeministrja serbe tha se ndjehet e goditur nga reagimi i Ramës pasi Serbia nuk ka bërë asgjë të keqe, por se është gjithmonë e hapur për bisedime dhe bashkëpunim të mëtejshëm. E pyetur nëse ka pasur presion për ngjarjet në Banjskë, ajo tha se nuk ka pasur presion, por është biseduar për situatën në Kosovë. Brnabiç shtoi se është biseduar edhe për dialogun dhe për atë që vjen më pas, për Marrëveshjen e Brukselit dhe asociacionin dhe samitin e vitit të kaluar të Procesit të Berlinit, kur Kurti tha në mes të Berlinit se për të Marrëveshja e Brukselit nuk ekziston dhe vuri në dukje se atëherë nuk kishte patur asnjë reagim ndaj tij. Ajo vlerësoi gjithashtu se Procesi i Berlinit është një nismë shumë e mirë për rajonin dhe theksoi se Serbia tashmë ka përgatitur projekte për investimet e BE-së

Advertisement