Connect with us

Rajon

Brnabiç si Kasandra/ Paradhënie me kamatë për takimin

Kryeministrja serbe Ana Bërnabiç tha dje në Mostar se nuk pret asgjë nga vazhdimi i dialogut në Bruksel mes Vucic dhe Kurtit.

“Fatkeqësisht, nuk kam asnjë pritshmëri. Nuk e shoh se si do të ndryshojë ky dhjetë vjetësh pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit. Nuk shoh gatishmërinë e Prishtinës”, u tha Bërnabic gazetarëve.

Sipas saj, Prishtina “tashmë është shpërblyer mirë për moszbatimin e asaj marrëveshjeje”.

Kryeministrja e Serbisë pretendon se autoritetet e Prishtinës kanë shkelur Marrëveshjen e Brukselit edhe gjatë vitit 2022, duke “ua mohuar dy herë të drejtën e votës serbëve në zgjedhjet e shpallura nga Beogradi”

“As BE-ja dhe as Quinti nuk u përpoqën ta pengojnë këtë”, ka theksuar Bërnabiq, duke i cilësuar zgjedhjet e fundit në veri të Kosovës, të organizuara nga autoritetet e Prishtinës, si “kuazi zgjedhje”.

Advertisement