Connect with us

Kosova

Brukseli-Kurtit: Drafti të shkojë në Kushteutese, i takon Kosovës të kërkojë këshilla në Venecia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në intervistën e tij të fundit kur ka folur për Draftin e BE-së për Asociacionin, ka thënë se emisari sllovak, Miroslav Lajcak, duhet ta çojë vetë draftin për Asociacionin në Komisionin e Venecias dhe se Kurti vetë si kryeministër i Kosovës do ta çojë Draftin e Kosovës në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës

Lidhur me këtë ka folur zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, duke thënë se përfshirja e Komisionit të Venecias nuk parashihet si pjesë e marrëveshjeve 2013 dhe 2015 për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Ai u shpreh se QUINT dhe BE e kanë bërë të qartë pozicionin dhe pritshmëritë e tyre për hapin e radhës që Kosova duhet të ndërmarrë në procesin e implementimit të marrëveshjeve të vitit 2013 dhe 2015 për themelimin e Asociacionit, përkatësisht dërgimin e Draftit të Bashkimit Evropian në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

Zëdhënësi i BE-së deklaroi se Drafti Evropian është shkruar nga ekipi i Lajçak bashkë me ekspertë ligjor nga Franca, Gjermania, Italia dhe SHBA, pasi Prishtina s’ka qenë e gatshme që të draftojë një draft të saj përgjatë procesit.

Stano theksoi se pas prezantimit të Draftit të BE-se tek kryeministri Kurti dhe presidenti serb Vucic në tetorin 2023, hapi i radhës duhet të merret nga Kosova në pajtim me marrëveshjet e viteve 2013 dhe 2015. Peter Stano ka thënë se i përket Kosovës që si palë në Komisionin e Venecia të kërkojë këshilla ligjore për draft-legjislacionin apo legjislacionin që është në fuqi, përfshirë edhe Draftin Evropian për Asociacionin.

“I takon Kosovës si palë në Komisionin e Venecias që të kërkojë këshilla juridike për projektligjet ose legjislacionin tashmë në fuqi, duke përfshirë edhe Projekt Statutin Evropian. Ne presim nga Kosova që të veprojë shpejt për këtë çështje dhe t’iu japë fund vonesave në përmbushjen e obligimeve të veta”- ka potencuar Peter Stano

Advertisement