Rajon
Brukseli shtrëngon lakun rreth Serbisë
Serbia, pa sanksione ndaj Rusisë, nuk futet në BE
Brukseli shtrëngon lakun ndaj Serbisë
Beogradi po sheh se mos-angazhimi tradicional i trashëguar nga ish-Jugosllavia po tkurret gjithnjë e më shumë. Në të vërtetë, e ardhmja e Serbisë në Bashkimin Evropian po rrezikon të fshihet nëse vendi nuk vendos sanksioneve kundër Rusisë.
Në thelb, kështu u shpreh nënkryetari i Komisionit Evropian Margaritis Schinas. Gjatë një interviste, Schinas foli për “kohë të vështira” në të cilat shumë vuajnë nga lufta në Ukrainë dhe presin që komuniteti ndërkombëtar të jetë i bashkuar në një projekt të përbashkët. “Kjo vlen edhe më shumë për ata që aspirojnë të jenë me ne”, shtoi ai.
Në përgjigje të tij, presidenti serb Vucic, pranoi se ndihej nën presion kur bëhet fjalë për sanksionet kundër Rusisë
“ Të gjithë duan që ne të vendosim sanksione. Edhe rreth 15-20% e qytetarëve serbë e kërkojnë. Unë e kuptoj dhe e pranoj kërkesën si politikisht të ligjshme dhe legjitime. Për sa i përket rezultateve në vetvete, është e rëndësishme të themi se ne jemi pjesë e Komunitetit Politik Evropian, pavarësisht nëse i vendosim këto sanksione apo jo.”
Komisioni Evropian pritet të publikojë një raport për progresin e zgjerimit të Bashkimit Europian me Serbinë të mërkurën e ardhshme, por pritshmëritë e Beogradit nuk janë aspak rozë.