Connect with us

Kosova

Budallallëk i Vuçiç nëse fut ushtrinë apo policinë në Kosovë

Në prag të Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë, i ngarkuari i qeverisë gjermane për Ballkanin, Manuel Sarrazin, shpjegoi vlerën e kësaj platforme dhe kërkesat e Gjermanisë ndaj Serbisë dhe Kosovës. “Situata është deri diku e rrezikshme. Kjo është arsyeja pse ne po kërkojmë masa depërshkallëzimi nga pala serbe, por deri diku edhe nga pala kosovare. Kemi marrë premtimin e qartë nga Beogradi zyrtar, se nuk do të bëjë ndonjë budallalëk dhe të përfshijë ushtrinë apo policinë në territorin e Kosovës. Kështu që shpresojmë se situata do të jetë nën kontroll të paktën tani” – deklaroi Sarrazin. Sipas emisarit gjerman, për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, duhet hetim i plotë i ngjarjes, dhe të ketë ndjekje penale të autorëve, dhe se bashkësia ndërkombëtare duhet të angazhohet më shumë që njerëzit në veri të Kosovës të ndihen të sigurt. “Natyrisht, kemi edhe çështje të hapura me palën kosovare, por vetëm trajtimi i tyre nuk do ta zgjidhë problemin. Kështu që duhet të kthehemi në tryezë për të zbatuar marrëveshjen Ohrit, e cila ishte një kthesë historike, por që nuk është zbatuar deri tani” – theksoi Sarrazin, duke shtuar se Rusia është duke u përpjekur të ushqejë konflikt në rajon dhe se deri tani nuk ka ndonjë sinjal të qartë se 24 shtatori mund të ishte një komplot rus.

Advertisement