Connect with us

Kosova

Budallallëku i serbëve nga veriu i Kosovës/ Bindja ndaj urdhërave të Beogradit

Kryeredaktori i ‘TV Mir’, Nenad Radosavljeviç ka thënë për mediumin serb N1 se “serbët nga veriu i Kosovës bënë një marrëzi duke iu bindur urdhrave nga Beogradi për të mos marrë pjesë në zgjedhje” dhe se tani sipas tij, ata duhet “të paguajnë çmimin”.

Ai ka folur për N1 nga Leposaviçi, ku ka thënë se duhet të pranohet se ishte gabim largimi nga institucionet e Kosovës.

“Dhe sot po vuajmë pasojat e marrëzisë që bëmë sepse iu bindëm urdhrave të Beogradit për të mos marrë pjesë në zgjedhje. Është diçka e pashmangshme…Duhet të pranojmë se kemi vepruar gabim. Tani duhet rinegociuar me Brukselin per te organizuar zgjedhje të jashtëzakonshme sa më shpejt të jetë e mundur, ku serbët do të marrin pjesë dhe ku strukturat legjitime do të vendosen ligjërisht në Kosovë” – Ka deklaruar Kryeredaktori i ‘TV Mir’

Advertisement