Lifestyle
Bukë e thekur me djathë e çaj mali – mëngjes që të ngroh shpirtin
Vakti i mëngjesit është vakti kryesor dhe më i rëndësishmi përsa i përket fuqisë që duhet të ketë organizmi përgjatë gjithë ditës.Konsumimi i një mëngjesi të shëndetshëm i ofron organizmit energjitë e duhura për të qenë aktiv dhe i gjallëruar.Sidomos tani që dimri ka hyrë dhe temperaturat po zbresin përditë e më shumë, një mëngjes i ngrohtë me pak përbërës por me plot vlera do të ndihmonte organizmin për të qenë në formë gjatë gjithë ditës.AgroWeb.org u sugjeron një mëngjes të lehtë, të shijshëm e mbi të gjitha të shëndetshëm për vaktin e mëngjesit.
Çaji i malit është aset që natyra i ka dhuruar njeriut për t’a ndihmuar në mirëqenien e organizmit. Sipas të dhënave të AgroWeb.org, çaji i malit shqiptar ka efekte të fuqishme në forcimin e imunitetit.Ai ndikon për një tretje shumë të mirë të lehtë ndërsa lufton alergjitë e astmën, dhimbjet e kokën e sinozitin.Çaji i malit ka një fuqi të jashtëzakonshme gjithashtu në trajtimin e sëmundjeve të të ftohtit.Gripi, dhimbjet e fytit, kolla apo dhimbjet e kraharorit trajtohen më së miri përmes çajit të ngrohtë të malit.