Politike
Bumçi: PD rrëzoi makijazhin e Ramës te partnerët ndërkombëtarë
Anëtari i kryesisë së PD, Aldo Bumçi thotë se vizita e deputeteve të opozitës në Bruksel është shumë e rëndësishme dhe mbyll një periudhë ku ndaj PD-së kishte një goditje për ti shkatërruar si brenda vendit por edhe te partnerët ndërkombëtar.
Bumçi tregon se kanë përçuar të vërtetat e tyre për regjimin dhe narko shtetin që është ndërtuar në Shqipëri.
“Vizita e deputeteve të opozitës në Bruksel është shumë e rëndësishme dhe mbyll një periudhë ku ndaj nesh kishte një goditje për të na shkatërruar si brenda vendit por edhe te partnerët ndërkombëtar.
Kur u deklarua Berisha nongrata nga SHBA ku luajti rol të rëndësishëm Mc Gonigal, Rama e kishte lajmin shumë përpara nesh pasi ishte përfashirë Mc Gonigal nëpërmjet pagesave. Pas kësaj goditje është dhe investimi i Sorosit. Ata kishin plan për të goditur Berishën në Itali për ta bërë nongrada kërkesë e cila është ripërsëritur dhe në marrëveshjen për emigrantët.
Mbajtja peng e emrin në gjykatë solli dhe pengesa për garim në zgjedhje dhe në EPP pozitat tona u ngrinë. Ne kemi përçuar të vërteta tona për regjimin dhe narko shtetin që është ndërtuar në Shqipëri. Narko shtetin e kanë vënë re dhe mediat ndërkombëtare dhe përdorin të njëjtën gjuhë politike ndaj Ramës si me Putinin.”- tha Bumçi