Sport
BUNDESLIGA ZBARKON NË TRING SPORTIFIKOHU DHE NDIQ RITMIN GJERMAN

Përjeto SUPERFUNDJAVËN SPORTIVE më të shumëpritur të kësaj vere, sigurohu të kesh abonimin aktiv dhe SPORTIFIKOHU ME TRING!
Në TRING flasin veprat jo kopertina dhe risia e fundit është Bundesliga!
Pikërisht kështu, nga nesër, superfuqia e futbollit gjerman vjen ekskluzivisht për Shqipërinë e Kosovën në platformën sportive më të madhe në vend.
Fundjava sjell raundin e parë nga 34-të të tillë për sezonin 2025-2026 të kampionatit gjerman të futbollit në kanalet TRING SPORT, për kënaqësinë e të gjithë tifozëve të çmendur shqiptarë. Për të paktën 4 sezonet e ardhshme, 2025-2029, superliga ku futbolli luhet në formën e vet më të përsosur, ku lavdia nuk dhurohet por fitohet dhe ku tribunat ushtojnë nga koret e atyre të cilëve loja u përket, do të jetë ekskluzivitet i TRING SPORT, platformës sportive që transmeton kampionatet më të forta në botë.
Të motivuar pas fitores në superkupën e Gjermanisë vetëm pak ditë më parë, në mitikun Allianz Arena, kampionët në fuqi të Bayern-it të Mynihuit ngrenë siparin e edicionit të 63-të të Bundesliga me kryendeshjen e javës që i sheh përballë luftarakëve të Leipzig. Nga një eksperiencë mbresëlënëse në Liverpool, bavarezëve u është bashkuar talenti Luiz Diaz, i cili pritet të dhurojë spektakël, sidomos kur do të luajë në një skuadër me superyjet si Harry Kane apo Michael Olise.
Ndërkohë rivalët kryesorë të bavarezëve, që pritet t’i ndjekin hap pas hapi në garën për trofeun prestigjioz, Bayer Leverkusen, Borussia dhe Eintracht Frankfurt, por edhe shumë skuada të tjera, zbresin në fusha të shtunën dhe të dielën, për 8 super ndeshje të tjera dhe për emocione të pastra gjermane,
Të gjitha ndeshjet e kampionatit gjerman, do t’i shtojnë adrenalinë dhe pasion kësaj superfundjave sportive që dekreton zyrtarisht të hapur një sezon fenomenal, që do të mbërthejë para ekranit çdo tifoz, për të mbështetur skuadrat e zemrës në ligat më prestigjioze në botë.
Në Tring luhet loja e vërtetë, ndaj bëhu edhe ti pjesë e saj, abonohu duke nisur nga 11900 lekë dhe merr dozën tënde të sportit.
Mos harro sloganin: Sportifikohu me Tring!

