Connect with us

Politike

“Burg për parkimin, faturat dhe…”/ Berisha: Kodi i ri penal dyfishon dhunën ndaj shqiptarëve

Për të dytën ditë me radhë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kundërshtuar draftin e Kodit të ri Penal të bërë publik pak ditë më parë nga krerët më të lartë të drejtësisë në vend.

Në një konferencë për shtyp ai tha se kodi i ri dyfishon dhunën ndaj qytetarëve dhe përgjysmon dënimin ndaj zyrtarëve abuzues.

“Kur unë u deklarova ju se ai ka dalë nga shpellat e mafies, sigurisht që pati njerëz të cilët e përcollën me habi. Por ja pra, unë u them të gjithë atyre që u habitën, tani që Prokurori i Përgjithshëm deklaron se institucioni i tij as që është pyetur ndonjëherë as për konsultë, as për mendim, kuptoni ju se çfarë përfaqëson kodi që të vërtetë shënon pothuaj dyfishimin e dhunës ligjore mbi qytetarët. Burg për parkime, burg për faturat e dritave, burg për faturat e ujit, burg për ndërtimin në tokën tënde, në truallin tënd. Pra, dhe përgjysmim i dënimeve për zyrtarët abuzivë”, u shpreh Berisha.

Sipas tij “është atentat madhor kundër fjalës së lirë, mendimit të lirë. Shkohet në atë shkallë sa bëhet një nen për të mbrojtur Altin Dumanin dhe Irena Gjokën. A mundet? Nuk besoj të ketë një vend në botë ku qytetarët, avoketërit, të mos kenë të drejtë të denoncojnë dhe dënojnë padrejtësinë që u bëhen në sallën e gjyqit. Absurditeti i kodit tejkalon çdo kufi”.

Advertisement