Connect with us

Aktualitet

Burim aksidentesh/ Policia nis aksionin për ndalimin e monopatinave, përballen me revoltë nga qytetarët

Policia e Tiranës këtë të hënë ka vijuar me ngritjen e postblloqeve për ndalimin e monopatinave në qarkullimin rrugor.

Në kuadër të këtij aksioni, shumë qytetarë kanë kundërshtuar vendimin për ndalimin e tyre.

Edhe në qytetin e Vlorës ka vijuar aksioni për ndalimin e këtyre motomjeteve, në kuadër të kontrollit rrugor.

Si pjesë e këtij aksioni, deri më tani janë ndaluar dhe sekuestruar disa mjete elektrike. Sipas raportimeve, ky aksion do të vijojë në disa zona në të gjithë qytetin.

Advertisement