Kronike
Burrë dhe grua konsumuan lëndë helmuese, dërgohen në spital
Më datë 20.12.2022, në spitalin e Pogradecit kanë shkuar për mjekim shtetasi B. O., rreth 42 vjeç dhe bashkëshortja e tij, shtetasja V. O., rreth 40 vjeçe, banues në fshatin Blacë, Pogradec.
Këta persona dyshohet se aksidentalisht kanë konsumuar lëndë kimike helmuese (herbicid). Të dy këta shtetas ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Dyshohet se çifti i bashkëshortëve kanë ngatërruar një bidon me uthull me atë të lëndës kimike.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.