Connect with us

Rajon

Burri tentoi të godiste gruan, djali ndërhyn dhe gjuan të atin

Babë e bir kanë rrahur njëri-tjetrin në Heraklion, Greqi.

Ngjarja ka ndodhur në oborrin e shtëpisë ndodhej një 69-vjeçar me gruan e tij të huaj.

69-vjeçari ka tentuar të godasë bashkëshorten e tij 67-vjeçare, duke bërë që djali i çiftit të ndërhyjë për të mbrojtur nënën e tij.

Sipas asaj që raportohet, djali 45-vjeçar ka goditur të atin në fytyrë.

Më pas 69-vjeçari nga ana e tij ka goditur në bark djalin e tij.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka arrestuar babanë dhe djalin.

Advertisement