Connect with us

Aktualitet

Bushati krahason Moskën me Beogradin e Tiranën: I njëjti regjim, Vuçiçi po luan me dy porta

Analisti Andi Bushati, i ftuar në një program televiziv, ka folur për protestën e opozitës serbe e cila nuk njeh zgjedhjet e parakohshme që u mbajtën në 17 dhjetor. Bushati theksoi se po të shohësh nga Moska, në Minsk, në Beograd në Tiranë është i njëjti regjim me të njëjta karakteristika, ku një parti në pushtet që kthehet në parti shtet dhe vendos për të gjitha. Sipas analistit, sot Vuçiçi është presidenti që luan me dy porta dhe perëndimi kujtohet ti nënvizojë defektet për zgjedhjet, por janë të njëjtën perëndimore, që në zgjedhjet e 2021 në Shqipëri me të njëjtat karakteristika folën për fitore historike të Edi Ramës, motamo si zgjedhjet e Vuçiçit. “Po të shohim në Tiranë, në Beograd, Minsk, Moskë, ke të njëjtën skemë dhe çdo analizë duhet ta bëjmë në këtë optikë. Gjithashtu duket se ka një rritje toni kundër Vuçiçit nga ana e Perendimit, por mos të krijojmë asnjë iluzion se nga Gjermani deri në Uashington u rruhet shumë për demokracinë serbe. Problemi i tyre është kur iu duket se Vuçiçi shkon më shumë drejt Putinit, kujtohen për zgjedhjet. Vuçiçi zgjedhje të tilla ka bërë edhe para 3 vitesh por nuk dëgjuam të njëjtin standard ndërkombëtar për ta goditur. Sot Vuçiçi është presidenti që luan me dy porta, dhe perëndimi kujtohet te tregojë se ka patur defekte në zgjedhje. Janë të njëjtën perëndimore, që në zgjedhjet e 2021 në Shqipëri me të njëjtat karakteristika folën për fitore historike të Edi Ramës, motamo si zgjedhjet e Vuçiçit” – potencoi Bushati.

Advertisement