Politike
Bushati: Më bëhet qejfi që Balluku të shkojë në burg, por po e futën amerikanët nuk jam dakord
Andi Bushati, i ftuar në emision komentoi aludimet se pas aksionit të SPAK ndaj Ballukut, ka faktorë të tjerë si amerikanët.
Bushati tha se do t’i bëhej qejfi nëse Balluku përfundon prapa hekurave, por nuk është dakord nëse këtë e bëjnë amerikanët.
Biseda:
Andi Bushati: Kam 6-7 burime që ambasada ka thirrur mbi 10 vetë për të vërtetuar si të dërguarit e Ballukut kanë kërcënuar në shtëpi prokurorin Prençi. Këtu vijmë te pyetja, pa maturimin real të SPAK, dhe ka vendosur ambasada që tani është rradha e Ballukut, kemi apo jo drejtësi? Më bëhet qejfi që Balluku të shkojë në burg, por po e futën amerikanët nuk jam dakord.
Preç Zogaj: Ka çështje, ka dosje.
Andi Bushati: Dosja ka pesë vjet, edhe kjo e AKSHI. Vjen një kaubojs dhe thotë cuna dhe këta vërsulen. Atëherë nuk kemi drejtësi.
Preç Zogaj: SHBA i ka bërë një shërbim Shqipërisë, nuk bëhej ndryshe.