Connect with us

Aktualitet

Bushati: Ndërkombëtarët përkëdhelin regjimin e Ramës, por askush nuk e imagjinon Shqipërinë në BE

Analisti Andi Bushati u shpreh skeptik pasi i cilësoi hipokritë zyrtarët e BE-së, të cilët ai tha se nuk ju intereson se çfarë ndodh këtu, edhe pse e dinë korrupsionin, dhe e vetmja gjë që bëjnë është se kur ikin nga këtu, përjashtojnë vendin tonë nga proceset integruese.

“Ne do vazhdojmë të ndeshemi me një hipokrizi ndërkombëtare, që liderat e Europës, qoftë kryeministra, kancelar apo njerëz burokratë të Brukselit do vijnë në Shqipëri, do parakalojnë në Tiranë, do thonë fjalë të mira, por sa të marrin avionin dhe të largohen që këtu, do të thonë që, me këtë vend të korruptuar, narkoshtet, pa demokraci ky nuk ka vend të hyjë në Bruksel.

Pra, do vazhdojnë ta përkëdhelin regjimin e Tiranë, por nuk do i japin shqiptarëve benefitin e relizimit të ëndrrës së tyre për tu bërë një ditë pjesë e BE-së. Ky është penalizimi që na bëhet. Ne jemi gjithmonë e më larg familjes europiane dhe kështu duhet ta shikojmë gjykimin që na bëjnë ndërkombëtarët. Është njësoj regjimi i Ramës me regjimin e Vuçiçit. Shkojnë atje, shkëmbejnë litiumin, shkëmbejnë avionët francez, i thonë fjalë të mira Vuçiçit, por askush nuk imagjinon as në Shqipërinë e 2030, as në Serbinë e 2030 se këto vende do të bëhen pjesë e BE-së, sepse jane vende të korruptuara dhe pa demokraci”,- u shpreh Bushati per Syri tv.

Advertisement