Connect with us

Kosova

Butikofer kritika ndaj BE dhe SHBA: Borrell t’i lë prapa paragjykimet ndaj shtetësisë së Kosovës

Eurodeputeti gjerman nga Partia e Gjelbër, Reinhard Butikofer, përmes një postimi në platformën sociale “X”, është lëshuar në kritika ndaj Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për, siç tha ai, një politik të pa-balancuar e cila po ndiqet nga dy këto vende në raport me procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Butikofer, ndërsa e ka mirëpritur faktin që Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, nuk po i bashkohet zyrtarëve të shumtë të SHBA-ve dhe BE-së që po refuzojnë të kenë takime bilaterale me krerët institucional nga Kosova, meqë ai do ta takoj të enjten presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se “politika e SHBA-ve dhe BE-së është e njëanshme dhe në favor të Serbisë”.

“SHBA-të dhe BE-ja po veprojnë me standarde të dyfishta dhe po injorojnë në masë të madhe Kosovën që ka kaluar nëpër dhimbje të mëdha për t’i bërë vlerat evropiane një matës për politikën e tyre”, thekson ai.

 

Eurodeputeti gjerman ka kritikuar edhe qasjen e ndërmjetësit të dialogut shefit të Diplomacisë së BE-së, Josep Borrell-it, të cilën e ka quajtur të gabuar, pozicionim ky i cili, sipas tij, mund ta destabilizojë edhe situatën në Ballkanin Perëndimor.

“Borrell duhet të lërë prapa paragjykimet anti-kosovare të atdheut të tij spanjoll. Mësoni nga Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg dhe rifilloni menjëherë dialogun e nevojshëm me Kosovën”, ka pohuar ai.

Butikofer ka pranuar se edhe Kosova ka bërë gabime gjatë rrugës, megjithatë ka konsideruar si të papranueshme dhe jo-evropiane të sanksionohet për këtë.

“Ndërsa të gjitha veprimet e presidentit serb Vuçiç përfshirë mobilizimin e bandave të dhunshme të banditëve, tolerohen me durim të pafund”./albaniapost

Advertisement