Connect with us

Politike

Buxheti 2025/ Braçe i ‘kthehet’ opozitës: Propozimi juaj, si të kalosh ylberin

Deputeti socialist Erion Braçe i është përgjigjur akuzave të opozitës lidhur me buxhetin 2025 dhe bonusin për pensionistët. Braçe hodhi poshtë, siç ai i cilësoi ai gënjeshtrat e opozitës, duke thënë se nuk ka bonus për zgjedhje, por qeveria u ka dhënë bonus pensionistëve çdo vit. Braçe tha se po punohet për skemën të re për pensionet dhe do ketë dy bonuse për pensionistët në dhjetor dhe në pranverë.

Madje halucinacione i quan propozimet e opozitës për pension miminal sa në Malin e Zi, duke thënë se “kjo është të kalosh ylberin dhe ju e dini si quhet ai që kalon ylberin, pyetini se i keni aty në radhë”.

Braçe u ndal edhe tek çmimet e imputeve bujqësore, ndërsa tha se kontrollohen nga një oligark i PD.

“Gënjeshtra e dytë bonusin e bëni për zgjedhje dhe siç u provua bie në tokë, se çdo vit me zgjedhje apo pa zgjedhje pensionistët kanë marrë bonus. Gënjeshtar e tretë vjedhja e parave nga indeksimi që u bë mars. Kjo gënjeshtra bie në tokë. Gënjeshtra e katërt që shqiptarët nuk kursejnë, shifrat e bankës 85 mld lekë të futura në depozitat bankare, për 2024 deri në fund të tremujorit të dytë 86 mld lekë. Gënjeshtra tjetër borxhi është ulur nga kursi i këmbimit, referuar bankës 55% ka ndikuar rritje ekonomike PBB dhe deficiti ku ka qenë thelbi balanca primare. Te rritja ekonomike barrën e ka mbajtur turizmi dhe ndërtimi. Gënjeshtra tjetër që nga rritja ekonomike nuk ndodh asgjë, por kur është 4% në vit dhe kur vetëm 3 mujori dytë është 4.1% e GDP dhe është shoqëruar me rritje të punësimit natyrisht që ka ndikim dhe kur sipas BSH paga është rrit me 14-15% jo për sektorin publik por rritje në ekonomi. Kur rritja ekonomike shoqërohet dhe me rritje konsumi natyrisht që rritja ekonomike ka ndikim në ekonomi. Halucinacioni ishte që do i bëjmë pensionet sa pensioni minimal në Mal të Zi. Duke bërë një llogari për ta bërë pensionin 400 euro i duhen 1.2 mld euro të tjera. Kjo është të kalosh ylberin dhe ju e dini si quhet ai që kalon ylberin, pyetini se i keni aty në radhë. Gënjeshtra tjetër ishte që kursin i monedhës ka impaktuar prodhimin dhe mbështetet te paraja e zezë. Shikoni sa janë hyrjet veçanërisht nga eksportit, në 2023 u rritën me 25% në 2024 me 11%. Tani janë 8.7 mld euro eksportet dhe ky fluks paraje natyrisht që ka ndikuar tek kursi. Dhe gënjeshtra e fundit, ishte ajo me bujqësinë. Më vjen mirë që keni nis me fol për bujqësinë. Se kur flisja unë kolegu im këtu thonte prapë me shalqirin ti. Sa është çmimi uresë sot? Nuk e di asnjë. Po flisni rëndë për bujqësinë. Se oligarku i kësaj partie është ai që kontrollon treg e imputeve bujqësore. Thelbi është që çmimet kanë rënë, ureja është me 42 ;lekë nga 100 lekë që ishte, NPK është 58 lekë nga 110 lekë ishte që kur nisi kriza. Thelbi i seancës sot vërtitet tek pensionet, por ajo që u tha 100 euro dhe 150 euro pensione, natyrisht e çon vlerën e bonuesve e të paguara nga qeveria e PS në 540 mln. Skema e bonusit në pranverë, indeksim dhe bonus në dimër dhe skema e pensionit jep shpresë. Unë mund të pres nga gjithkush që ka qenë këtu, nga ata të tjerët nuk pres së në ‘93 kur bëtë reformën pensioneve dënuat me vdekje çdo të moshuar që kishte dalë vetëm 1 vit më parë dhe vendosët një tavan duke mos i bërë të interesuar njerëzit për të paguar sigurimet. Dënuat me mjerim të gjithë ata tjerët që dolën në pension 1 ditë pas miratimit”, tha Braçe.

Advertisement