Connect with us

Politike

Buzhala: Rama ose po ndërmjetëson për ‘kurbanin’, ose është para një shpërthimi të madh

Dosja e tunelit të Llogarasë, e cila po hetohet nga SPAK-u, e përshkruar si rasti “më i dhimbshëm personal” për Kryeministrin Edi Rama, po mban pezull skenën politike shqiptare, duke kërcënuar me një “shpërthim të madh”. Në qendër të saj është një tender me një kompani turke, i cili cilësohet aq flagrant dhe transparent, saqë çdo lëvizje për ta anashkaluar do të vinte në pikëpyetje të thellë besueshmërinë e sistemit të drejtësisë.

Berat Buzhala  shprehet se rasti i hetimit të numrit dy të qeverisë, Belinda Balluku nga SPAK, është rast specifik, që ndryshon rrënjësisht nga të tjerët. Sipas tij, provat janë aq të pakundërshtueshme sa nuk ka nevojë “as për paraburgosje të shpejtë, sepse çdo gjë ka ngelur aty”.

Për analistin Buzhala, faktet e bëjnë të vështirë fshehjen e gjurmëve apo manipulimin e provave. Kjo e vendos Kryeministrin në një pozitë të vështirë, pasi ndryshe nga rastet e tjera ku ka mundur të distancohet, kjo çështje duket se e prek atë personalisht, duke e bërë të pamundur përdorimin e retorikës së zakonshme, se i “ka ngrënë dikush kumbulla pa dijeninë time”.

Situata aktuale ka rihapur debatin mbi kontrollin e qeverisë mbi SPAK. Disa zëra argumentojnë se kryeministri nuk e kontrollon plotësisht këtë institucion, ndërsa të tjerë mendojnë se kontrolli i tij ekziston për sa kohë çështjet nuk e prekin atë drejtpërdrejt. Presioni mbi prokurorët e posaçëm është maksimal, pasi tërheqja nga ky rast do të ishte e barabartë me humbjen totale të besueshmërisë publike.

Ndërkohë, në prapaskenë flitet për dy skenarë të mundshëm. Skenari i parë është ai i një “pakti” politik, ku po punohet me ndërmjetësues për të gjetur një “kurban”, një zyrtar që do të marrë përsipër të gjithë përgjegjësinë për të mbyllur çështjen. Skenari i dytë, dhe më dramatik, është ai i një “shpërthimi të madh”, ku e vërteta do të dalë në sipërfaqe me pasoja të paparashikueshme politike.

Për sa kohë që Rama nuk preket vetë… Po s’ka rëndësi kjo se ky është debat. Pra, po e bën një herë tjetër, po mund ta bëjmë. Pra, jo, a e kontrollon SPAK-un, pse? Sepse unë e kam konsideruar prej fillimit që, megjithatë, nuk është vetëm ky rast, në përgjithësi, Rama s’e ka kontrolluar asnjëherë SPAK-un. S’po them se s’ka pasur akses për ndonjë detaj të vogël, por substancën asnjëherë s’e ka kontrolluar. Tash, pse Rama nuk e trajton Belindën me të njëjtin kuti që i ka trajtuar Veliajn dhe të tjerët, kjo, domethënë, vetëm kush nuk do me thënë të vërtetën, sepse kjo dihet. Sepse edhe vetë e ka ditur, nuk mundet me u, nuk mundet me i fsheh, domethënë, gjurmët e veta prej rastit. Pra, nuk është rasti i tenderit me turqit, që është absolutisht, e kam thënë edhe herën tjetër këtu kur kemi qenë, transparent në kuptimin saqë s’ka nevojë as për paraburgosje të shpejtë, sepse çdo gjë ka ngelë aty. Domethënë…

Po s’ka ç’të prishen se janë, është dallimi 40 milionë euro. Domethënë, mes të parit, të dytit dhe përsëritjes. Pra, ajo është gjë aty. Pastaj mos të flasim për detaje të tjera që… Patjetër. Pra, Rama, kjo është, shiko, është rasti më i dhimbshëm i Edi Ramës ky. Në kuptimin personal. Sepse nuk, nuk ka me mujt, domethënë, me i tërheq këmbët prej tij dhe me thënë unë s’kam ditur për rastin ose ka ngrënë dikush kumbulla që unë s’e kam parë, a si i ka këto shprehje që i ka pasur më herët. Domethënë, kjo është një… Tash, ne mundemi me i besu që jo, i kemi pasur obligim turqve, edhe gjëra, se ka edhe, si me thënë, të vërteta alternative, pra, që ndoshta i kanë pasur borxh Erdoganit dikund.

Po sidoqoftë, edhe po të ketë pasur borxh ndaj Erdoganit dikund, kjo duhet me u shpërfaq me një tribunal, me një gjykatë dikush, që tregon, thotë, po, për shkak të kësaj, i kemi paguar një gjizë, se Perandorisë Osmane taksa ka qenë gjizë që ja kemi paguar ne shqiptarët për nja 500 vjet. Pra, ndoshta ka qenë formë e gjizës ku ti e paguan për me ta dhënë një mbrojtje, një aleancë, një diçka. Po rasti, pra, fakti që edhe, qysh e tha edhe Bushati, domethënë, këto e kam vërejtur edhe unë, ndoshta hera e parë që Rama ka folur edhe e fundit që u përgjigj për këtë rast është ajo intervista që e ka dhënë për Deutsche Ëelle-n, për atë gazetarin e Kosovës.

Folësi 1: Që drejtësia… Që ishte një, domethënë, siklet. Faktikisht asgjë dhe rasti s’kishte shpërthyer, s’ishte marrë i pandehur. Po ishte shumë e sikletshme, ti e vëreje prej body language të Ramës që e kishte bezdisur shumë këtë gjë. Tash, ose po provojnë me arritur një pakt, pra këto janë dy të vërteta, ose janë duke punuar dikund, si me thënë, me ndërmjetësues e me gjëra, dikush me marrë përgjegjësinë edhe me qenë kurbani i çështjes, ose është para një shpërthimi të madh, se zakonisht, edhe te ne në Kosovë na ka pas ndodhur dy herë, jo një herë.

Këta ministrat e transportit gjithë janë të parët që shkaktojnë tërmet. Fatmir Limaj me Hashim Thaçin, Liburn Aliu me Albin Kurtin, edhe këtu është rasti i Belindës me Edi Ramën. Sepse zakonisht te transporti, kryeministrat e vendit e kanë shumë të besueshëm. Sepse janë lekët më të mëdha. Pastaj, ai i besueshmi aty fillon me u sjellë edhe si autoritet. Kështu që, unë edhe më tutje po e pres atë dramën e madhe, se as nuk ka me u tërheq SPAK-u, sepse SPAK-u, kredibiliteti i komplet, edhe i ne besimtarëve të SPAK-ut, që kish me i quajtur dikush, por edhe i autoritetit atje vetë, është saktësisht te ky rast. Është rasti më i madh që ata s’guxojnë assesi me bërë hapa mbrapa. Se atëherë më mirë le ta mbyllin atë dyqanin e vet që e kanë aty. Pra, kjo është, sepse nuk ka drejtësi, domethënë, Rama e kishte të lehtë me thënë, po e luftojmë krimin edhe korrupsionin si rrugë për me u futur në BE. Në rregull është. Po këtu varet, këtu testohet domethënë. Këtu është testi i luftimit të krimit. Jo këto raste të tjera.

Advertisement