Connect with us

Politike

Bytyçi: Edi Rama, porositësi i dhunës në kuvendin e Kosovës

Profesor doktor Enver Bytyçi, në një analizë për dhunën e shpërthyer në Kuvendin e Kosovës, shkruan se kryeministri Edi Rama ishte porositësi i asaj që ndodhi. Sipas tij, Rama mori hak ndaj Kurtit për refuzimin që ky i fundit i bëri takimit me kryeministrin e Shqipërisë

“Dhe një dëshmi tjetër lidhet me faktin se në statusin e tij në Twiter,  Rama merr në mbrojtje Kurtin dhe kritikon opozitën e PDK-së!  Një ngjarje e pazakontë kjo, të kritikosh partinë e Hashim Thaçit. Për çfarë? Për “dhunë” kundër Kurtit! Në këtë rast kemi të bëjmë edhe me një përpjekje dëshpëruese të kryeministrit të Shqipërisë për t’u “pajtuar” me kryeministrin e Kosovës” – shkruan Bytyçi, duke akuzuar se “spiunët e Serbisë që gjenden edhe në parlamentin e Kosovës, u përpoqën t’i fryjnë zjarrit të urrejtjes dhe përçarjes” dhe se “përpjekja për ta paraqitur Albin Kurtin “tradhtar”, është skemë e strategjisë serbe”

Advertisement