Connect with us

Shkrime

Bytyçi zbulon planin e përbashkët të Serbisë kundër Kosovës

Profesori dhe analisti politik Enver Bytyçi ka folur për kërcënimet e Serbisë në vazhdimësi ndaj Kosovës. Ai tha se Serbia e ka provokuar Kosovën me luftë e me ushtri edhe ditën që ajo shpalli pavarësinë e saj dhe  sipas tij, Serbia është në zanatin e vet.

“Është në të njëjtën vijë e linjë siç ishte Millosheviçi. Vetëm se në kushte të reja, kur Rezoluta 1244 ia ka ndaluar njëherë e përgjithmonë Serbisë të kthehet me ushtri e polici në Kosovë. Pra, Kosova nuk është më as nën okupimin e Serbisë, siç ishte për gati një shekull, as protektorat i OKB-së, siç ishte në vitet 1999-2008. Të qenit shtet e bën Kosovën të aftë të vetëmbrohet, të kundërpërgjigjet, të zhvillojë betejën e luftës, nëse ajo i imponohet dhe ta fitojë këtë luftë”, potencoi Bytyçi.

Sipas tij, këto Serbia dhe Aleksandër Vuçiçi di mire.

“Megjithatë vazhdojnë të sjellin ushtrinë në kufi me Kosovën. Provokojnë vazhdimisht e nuk kanë të ndalur. Kështu që ushtria dhe policia serbe, xhandarmëria e saj, madje edhe forcat speciale që tani duan t’i rrisin në 5000 trupa, do të vazhdojnë të provokojnë në kufi. Kjo situatë do të vazhdojë së paku deri në njohjen përfundimtare të shtetit të Kosovës dhe pranimi i saj në OKB” –  theksoi profesori i njohur.

Sipas Bytyçit, sa herë Kosova arrin ndonjë sukses, aq herë presidenti e presidentët e tjerë që do vijnë pas Vuçiçit, do të zhvillojnë provokacione.

Duke pyetur ne menyre retprike, Profesori pyet se a e rrezikon Serbia Kosovën?

“Unë besoj se Serbia më shumë është kërcënim për Europën sesa për Kosovën. Serbia ka plane të përbashkëta me Moskën dhe Kremlinin për të zgjeruar territoret e saj e për të garantuar dalje në Adriatik. Dhe nesër, nëse NATO ndërton një bazë ushtarake në Kuçovë, karaburun apo në Bonstill të Kosovës, Rusia synon te ketë një bazë ushtarake në Tivar të Malit të Zi. Ndoshta bazë atomike kundër Europës” –  potencoi Bytyçi…..

“Prandaj bashkëpunojnë Moska dhe Beogradi. Prandaj Serbia nuk shqitet prej ndikimit rus. Sepse ka marrë garanci se me ndihmën e Vladimir Putin do të rimarrë Kosovën, Malin e Zi dhe së paku gjysmën e Bosnjë-Hercegovinës. Kjo është e vërteta. Dhe për këtë shkak shumë diplomatë perendimorë, në vend të dëshmojnë forcë dhe autoritet kundër Serbisë, i frikësohen asaj dhe e lusin. Dhe nga ana tjetër vazhdon rituali i marrëdhënieve politike, diplomatike, ekonomike, kulturore dhe ushtarake me Lindjen dhe me Rusinë” – theksoi profesori duke shtuar se Vuçiç tall menderen me shumë përfaqësues të Perëndimit dhe kjo duket veç tjerash edhe me presionin e provokimet që i bën Kosovës.

“Pritshmeritë e mia janë që Beogradi provokojë ndonjë konflikt të vogël në Kosovë, sidomos në veriun e saj, ngjajshëm si ai i Banjskës. Dhe duhet patur kujdes, sepse në rastin e Banjskës ata kanë mësuar. Mund të vetëkorrigjohen dhe të veprojnë në befasi. Ky është një avantazh për ta. Në fund të fundit gjithkush e di se Banjska ishte vërtetë një dështim për Serbinë dhe Beogradin, por është njëkohësisht edhe një përvojë nga e cila Serbia mëson” –  përfundoi profesori dhe analisti politik Enver Bytyçi.

 

 

Advertisement