Connect with us

Aktualitet

Vrasja në Top Channel/ Nikoll Lesi: Unë e di mirë…

Botues i medias ‘Koha Jonë’, Nikoll Lesi ka reaguar mbi sulmin e rëndë të ndodhur ndaj Top Channel ku persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi duke lënë të vdekur rojën e godinës, 60-vjeçarin Pal Kola. Ai kujton sulmin e bërë ndaj gazetës që ai drejtonte në vitin 1997 nga pushteti i Sali Berishës, duke thënë se e njeh shumë mirë çdo të thotë kur të sulmon krimi apo pushteti.

“Ngjarja e rëndë ndaj Top Channel është një sulm ndaj medias dhe si i tillë duhet trajtuar e ndëshkuar nga organet ligjzbatuese. Duke ngushëlluar familjarët e punonjësit e sigurisë, që humbi jetën nga plumbat e krimit, duhet të them se duhet krejt komuniteti i gazetarëve ta dënojnë këtë akt ndaj medias dhe gazetarëve të Top Channel. Si një nga botuesit e vjetër të vendit e di mjaft mirë se çfarë do të thotë kur të sulmon krimi apo pushteti i lidhur me krimin, ndaj kërkohet solidaritet maksimal me gazetarët e Top Channel”, shkruan Nikoll Lesi në reagimin e tij.

 

Advertisement