Lifestyle
Çaji i rozmarinës me limon dhe efektet e tij në tretje
Historia e çajit të rozmarinës është po aq e lashtë sa vetë bima.Kjo barishte është përdorur që në lashtësi për t’i dhënë njeriut një kujtesë shembullore.Rozmarina konsiderohej si një kurë ideale kundër mostretjes, dhimbjeve muskulare dhe problemeve me gjymtyrët.Acidi salicilik që gjendet tek çaji konsiderohet si paraardhëse e aspirinës.
Kjo është arsyeja përse çaji i rozmarinës është shumë i suksesshëm në parandalimin dhe trajtimin e artritit dhe reumatizmës.Çaji i rozmarinës është i pasur me substanca që luftojnë mikrobet dhe bakteret.Këto përbërës e bëjnë çajin ideal kundër disa problemeve me lëkurën.Kur kombinohet me limonin, ky çaj ofron shumë përfitime për organizmin dhe kthehet në një kurë të vërtetë sidomos për tretjen.
Përbërësit
2 limonë
4 filxhanë ujë,
Çerek filxhani me rozmarinë
Mjaltë sipas dëshirës
Përgatitja
Vendoseni çajnikun në zjarr dhe shtoni rozmarinën.Lërini të ziejnë për 10-15 minuta nga koha kur uji nis të vlojë dhe më pas shtoni fetat e prera të limonit.Më pas ëmbëlsojeni me mjaltë dhe pijeni të ngrohtë.Vlerat e çajit të rozmarinës me limonEkspertët shpjegojnë se limoni stimulon tretjen dhe pastron mëlçinë.Këtë punë e bën më së miri në bashkëpunim me rozmarinën e cila ndihmon në pastrimin e organizmit.Ky çaj rekomandohet kundër një sërë problemesh shëndetësore:
Ai ndihmon dhe përmirëson tretjen,Pastron organizmin nga toksinat,I jep trupit energji dhe gjallëriPërmirëson qarkullimin e gjakut dhe shëndetin e zemrës,Përmirëson sistemin imunitar dhe e forcon atë,Pastron dhe forcon mushkëritëLargon stresin, qetëson mendjen dhe përmirëson gjumin
Përbën një kurë të mirë për shëndetin e lëkurës dhe bukurinë e jashtmeRekomandohet për shëndetin e masës muskulare.Kujdes.Njerëzit që vuajnë nga pamjaftueshmëria e hekurit dhe anemia nuk duhet ta konsumojnë këtë çaj sepse ul aftësinë e trupit për të përthithur hekur.Ky çaj mund të mos jetë i mirë për femrat shtatzënë dhe ata që vuajnë nga diabeti, të cilët duhet të konsultohen me një mjek.